Kostakurta vendos afatin: Trajneri i Italise? Do ta mesoni pas 15 ditesh

Emri i trajnerit te perfaqesueses italiane do te mesohet pas 2 javesh. Kjo eshte ajo qe ka deklaruar zv/presidenti i komanduar i Federates Italiane te Futbollit, Alesandro Kostakurta sigurisht pa permendur emrat e kandidateve.

‘Ka ardhur koha qe te merret vendimi-tha Kostakurta-kemi degjuar e studiuar. Besoj se eshte e nevojshme qe te kuptohen dinamikat dhe gjetem nje strukture qe na ndihmuam. E dinim ate cfare donim te bejme dhe e dime se çfare mund te bejme’.

Persa i perket listes se kandidateve, Ançeloti se fundmi ka shfaqur disponobilitetin e tij, nderkohe qe deri dy jave me pare ai e kishte hedhur poshte kete mundesi.

‘Ne arenen evropiane jane 4 trajnere qe po tregojne se sa te afte jane trajneret italiane-tha Kostakurta-edhe ata qe nuk kane qene ne Federate. Rrugetimi i Di Biaxhos e Ançeloti eshte i ndryshem, por nuk kam asnje te preferuar, jane qe te dy te vlefshem’.

Sfidanti.al