Një kontratë 5-vjeçare për mesfushorin më të mirë të Premier Ligës, dhe njërin nga më të mirët në nivel absolut. Nuk ishte vetëm kjo, gjithsesi, që tërhoqi vëmendjen nga lajmet që u dhanë prej selisë së Mançester Sitit. Kevin De Brujn kishte përgatitur gjithçka në mënyrë speciale, që kjo firmosje të ishte e veçantë. Ai shkoi në ceremoni së bashku me gruan e tij, Mishelë Lakrua (Michele Lacroix), dhe nënshkroi dokumentat në krah të saj.
Marrëveshja ishte një çlirim për tifozët e Sitit, pasi pati lajme se Reali e Barça e donin De Brujnin. Ai do të fitojë 280 000 paund stërlina në javë si rrogë bazë, rrogë që mund të arrijë në 350 000 me shpërblime të ndryshme. Ai ka shënuar 31 gola dhe ka dhënë 55 asistë në 122 ndeshje që kur u bashkua me Man. Sitin në 2015, për 55 milionë paund stërlina.
Sfidanti.al