DeMarkus Kouzins është padyshim një nga lojtarët më të fuqishëm dhe më të talentuar të NBA-së. Gjithsesi, as ai vetë nuk e kishte menduar se do të realizonte diçka që Amerika kishte gati gjysmë shekulli që nuk e shikonte. Kouzins, qendra e Nju Orlinsit, rikujtoi legjendën Karim Abdyl Xhabar duke pasur një tripëll dabëll krejt të veçantë, me 44 pikë, 24 topa në tabela dhe 10 asistë, në përballjen e madhe ndaj Çikagos. i fundit kishte qenë Xhabari, ylli i Lejkërsave, me 44 pikë, 20 topa në tabela e 11 asistë në 1972. Në gjithë historinë e NBA-së, kjo ka ndodhur vetëm 10 herë.
Kouzins realizoi 5 gjuajtje për tri pikë, humbi vetëm 1 gjuajtje të lirë nga 14, vodhi 4 topa dhe bllokoi një gjuajtje, në një ndeshje që u zgjidh pas dy kohëve shtesë, 132-128 për Nju Orlinsin. Çikago Bulls kryesoi me 17 pikë kur duheshin edhe 5 minuta deri në fund, por Kouzins, Dejvis dhe Holidei bënë përmbysjen. Entoni Dejvis shënoi 34 pikë, kapi 9 topa në tabela dhe shërbeu 5 asistë, vodhi dy topa dhe bllokoi një gjuajtje, duke bërë edhe ai një paraqitje të madhe. Të dy basketbollistët janë titullarë në Ndeshjen e Yjeve që do të luhet në Los Anxhelos.
Sfidanti.al