Jurgen Klopp nuk ka qenë kurrë nga ata që e kanë pasur problem të thonë atë që mendojnë dhe për pauzën e kampionateve për ndeshjet e kombëtareve, trajneri i Liverpool ishte shumë i qartë në idenë e tij
‘I kuptoj kërkesat e Federatave të ndryshme kombëtare-tha Klopp në prag të ndeshjes me Chelsea-por kjo është një periudhë kur nuk mund të jenë të gjithë të kënaqur dhe është e nevojshme që të mbahet parasysh se futbollistët paguhen nga klubet. Kështu që klubet duhet të jenë prioritet’.
Përvec rreziqeve në aspetktin shëndetësoe që mund të sjellonm udhëtimet ndërkontinentale, Klopp u shfaq i shqetësuar edhe për normativën aktuale që është në fuqi në Mbretërinë e Bashkuar që imponon karantinë të detyrueshme për 10 ditë në një ‘Covid Hotel’ për të gjithë ata që hyjnë në Britani nga vendet që janë në listën e zezë. Në rastin e Liverpool, problemi ka të bëjë me brazilianët Alisson, Fabinho e Firmino dhe portugezin Diogo Jota.
Edhe pse FIFA e ka bërë të qartë se futbollistët e kombëtareve duhen cliruar nga këto detyrime duke parë numrin e lartë të testeve që kryejnë, jo të gjitha autoritetet shëndetësore janë dakord dhe rreziku është që trajneri gjerman ashtu sikurse shumë kolegë të tij të mbetet pa elementët më të rëndësishëm të skuadrës së tij për 2 apo 3 ndeshje pas pauzës.
Trajneri i Liverpoolit la të kuptohet se nëse kjo është situata, atëherë ai mund të kundërshtojë grumbullimin e futbollistëve të tij me kombëtaret respektive. ‘Të gjithë klubet kanë të njëjtin problem dhe nuk mund të lejojnë futbollistët të grumbullohen sikur të mos ketë ndodhur gjë-tha Klopp-nuk mund t’i lejojmë e më pas të gjendemi në një situatë që të duhet të qëndrojnë 10 ditë në karantinë; nuk është e mundur’.
Sfidanti.al