Murinjo kritikon Zidanin për Bejlin, por koha do ta tregojë

Ishte mungesa e dëshirës së uellsianit për t’u marrë me futbollin, apo ishte lënia pas dore nga Reali që e detyroi të njihej më shumë për suksesin në sportin e golfit sesa në profesionin për të cilin paguhej? Këtë do ta tregojë koha, por Zhoze Murinjo duket se e ka bërë zgjedhjen e tij, që ishte e pritshme. Ai u rreshtua me yllin e tij dhe doli kundër trajnerit të Realit, Zinedin Zidan. Kur u pyet se përse Bejlit iu desh kaq shumë për të qenë në formë, si këto dy javë, portugezi nuk u përmbajt fare.

“Pse për dy vjet ai pati atë trajtim që pati në Madrid? – tha Zhoze, – pyetini ata. Ndoshta ju përgjigjen dhe mund ta kuptoni më mirë se përse iu desh kohë. Ndoshta (duhej) të kishin qenë të durueshëm ishte gjëja kryesore që të arrinte nivelin që po tregon këto dy javë”. Në dy vitet e fundit, Bejli luajti shumë pak për ekipin e Zidanit, ndërsa tek Totenhemi po luan “me buzëqeshje në fytyrë”. Bejli ka shënuar 8 gola dhe ka shërbyer 5 asistë në 22 ndeshje për Spërsat. Gjithsesi, koha do ta tregojë nëse Bejli do ta mbajë këtë nivel shumë gjatë, dhe nëse Murinjo do ta trajtojë ndryshe nga Zidani. Pyetja që vjen në mendje është: Përse Zidani të mos e pëlqente? Siç thotë trajneri shqiptar, Farruk Sejdini, “ku ka qorr që nuk do sy”, pra ku ka trajner që nuk e do një lojtar të mirë.

Sfidanti.al