Klop befason të gjithë: E ardhmja? Mund edhe të tërhiqem pas 2-3 vitesh

Jurgen Klopp është një personazh që di të tërheqë vëmendjen në cdo moment. Trajneri i Liverpulit mori cmimin si trajneri i vitit nga Sport Bild për fitoren në Ligën e Kampioneve dhe në momentin e marrjes në dorëzim të cmimit bëri një deklaratë në lidhje me të ardhmen e tij që i la të gjithë gojëhapur.

‘Përsa i përket të ardhmes shpresoj që gjërat të vijojnë në këtë mënyrë, pas 2-3 vitesh do të shoh se cfarë do të bëj-tha Klop-mund edhe që të tërhiqem nga futbolli pas kësaj periudhe, gjithcka është e mundur. Nuk e di nëse do të ndodhë vërtet, e them vetëm që askush të mos habitet në rast disfate’

Jurgen Klop foli edhe për Bundesligën dhe transferimin e Kutinjos nga Barcelona te Bajerni i Mynihut.

‘Kutinjo është një lojtar dhe person i shkëlqyer-vijoi Klopp-ne lejuam largimin e tij te Barcelona kundër vullnetit tonë; u detyruam ta shisnim duke parë edhe ofertën që erdhi në drejtim të tij. Do të duket e cuditshme, por nuk ia lejonim dot vetes riblerjen e kartonit të tij. përsa i përket Bundesligës, mendoj se këtë vit do të jetë më e ekuilibruar. Shpresoj që titullin ta fitojë Dortmundi, përndryshe do të jetë e mërzitshme. Për Bajernin jo gjithmonë do të jetë e lehtë të fitojë. Verdhezinjtë mund të kenë vitin e tyre për të triumfuar edhe ose në Mynih kanë treguar gjithnjë se dinë të përgjigjen’.

sfidanti.al