Mesfushori i Bayern Munchen, Joshua Kimmich, mund të jetë më afër një lëvizjeje të papritur në Ligën Saudite pasi Al Ahly ka shprehur interesim për lojtarin gjerman. Sipas mediave gjermane dhe atyre arabe, trajneri i Al Ahly-t, Matthias Jaissle ka kontaktuar me Kimmich dhe tashmë pritet një ofertë zyrtare nga klubi saudit. Edhe pse Kimmich nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e kalimit në Ligën Saudite, vendimi i tij përfundimtar do të varet nga oferta zyrtare që do të marrë. Mesfushori difensiv është i gatshëm të marrë në konsideratë projektin e udhëhequr nga bashkatdhetari i tij Jaissle në Al Ahly, për sa kohë që kërkesat e tij për paga plotësohen. Bayern Munchen i përballur me probleme financiare, mund të pranojë shitjen e Kimmich për të gjeneruar likuiditet.
sfidanti.al