Wanda Nara, bashkëshortja e Mauro Icardit, është tërësisht e fokusuar te “Dancing with the Stars”, program që po e shijon shumë dhe po e largon së menduari për sëmundjen e saj. Megjithatë, modelja argjentinase, gjatë një interviste të fundit, është rikthyer të flasë për leuceminë.
“Fëmijët e mi e zbuluan në internet. E pranova ftesën e ‘Dancing wth the Stars’ për të menduar për diçka tjetër, për t’u angazhuar me diçka. Kur je nënë, frika e vetme që ke është t’i lësh fëmijët vetëm. Ata janë të vegjël, ende kanë nevojë për mua. Nëse do të kisha mundur të zgjidhja, do ta kisha mbajtur lajmin e sëmundjes për vete. Do të më pëlqente ta kuptoja me familjen time se çfarë ishte dhe si ta trajtoja. Në vend të kësaj, gazetat vendosën për mua” – u shpreh Wanda Nara.
sfidanti.al