Keane për De Gean: Do të zihesha me grushta me të

Manchester United e rinisi Premier League me një shije gjysmë të ëmbël. Skuadra e Djajve të Kuq, sigurisht mori një pikë të cmuar në fushën e Tottenhamit pas barazimit 1-1 me skuadrën e Mourinhos, por mënyra sesi e shënoi golin skuadra londineze me Bergëijn lëndoi shumë prej tifozëve të Djajve të Kuq dhe mes tyre është ish futbollisti i Manchester United, Roy Keane.

Ky i fundit zakonisht është i ndershëm në kritikat që bën, por pas sfidës të së shtunës, ai e kaloi cakun teksa vuri në shënjestër David De Gean i cili mendoi se portieri spanjoll mund të kishte bërë më shumë në momentin e golit të Hotspur.

‘Jam i shokuar nga ai gol-tha Roy Keane-kam parë shumë futboll gjatë gjithë jetës dhe jam shumë i zemëruar. Ky portier më sëmur. do të kisha bërë sherr me të në pushimin e ndeshjes, do të isha zënë me grushta. Është portier i një skuadreje kombëtare. në fushë të gjithë duhet të imponojnë personalitetin e tyre. Pas ndeshjes nuk do t’i kisha lënë Maguire dhe De gean të hynin në autobus. Duhet të ulin kokën nga turpi. De Gea është portieri më i mbivlerësuar në shumë kohë’

sfidanti.al