Tregohet i kujdesshëm, jo duke tundur shpatullat, por gjithsesi ka një besim të madh në vetvete dhe tek shokët e tij. Virgil Van Dajk, nga një anë, nuk flet për titull të fituar nga Liverpuli, por nga ana tjetër parashikon që ekipi i tij të forcohet edhe më shumë se deri tani. “Me dy fitore ne do të jemi kampionë, por nuk do të ndalemi këtu, – u shpreh qendërmbrojtësi holandez, – ne duam që të vazhdojmë kështu, ne duam të jemi të fortë edhe sezonin tjetër, që nis shumë shpejt. Trajneri na ka thënë se ajo që do të bëjmë për 9 ndeshjet e tanishme, do të na japë shtysë për sezonin tjetër”.
“Ne jemi një skuadër që mund të përmirësohemi, – vazhdoi ai, – ne kemi lojtarë që mund të ecin edhe më shumë përpara. Fitorja e titullit do t’i ngjiste ata në një nivel tjetër. Nëse e fitojmë titullin këtë sezon, do të bëjmë çmos që ta mbrojmë edhe vitin tjetër”. Gjithsesi, së pari Liverpuli duhet të fitojë titullin. Së dyti, duhet të kujtojë historinë e vet, dhe sidomos rivalitetin nga Mançester Siti që e fitoi titullin dy herë radhazi dhe që do të dojë të kthehet në majë. Pa harruar ndonjë rival tjetër, mbi të gjithë Mançester Junajtidin.
Sfidanti.al