Mbi 6500 punëtorë të vdeur në 11 vjet, një mesatare 12 në javë, gjatë punimeve për ndërtimin e stadiumeve të Kupës së Botës të vitit 2022 në Katar. Denoncimi bëhet nga një hetim I të përditshmes britanike ‘The Guardian’ që e zbuloi këtë masakër bashmë me fondacionin Humanity United.
Sipas komitetit Organizativ të Katar 2022, numri I të vdekurve në punimet direkt në infrastrukturën e botërorit janë 37, ndërsa 34 kanë humbur jetën në incidente që nuk kanë lidhje me punën. Por duke parë statistikar e vendit në 10 vitet e fundit, rezulton se numri I emigrantëve punëtorë që kanë humbur jetën në Katar ishte shumë më I lartë; 2711 ishin ata nga India, 1018 nga Bangladeshi, 1641 nga Nepali dhe 557 nga Sri Lanka; 5927 punëtorë emigrant të vdekur në periudhën 2011-2020. Këtyre u shtohen të dhënat e ambasadës se Pakistanit në Katar që bëri të ditur vdekjen e 824 pakistanezëve. Ndërkohë që ka emigrantë nga vende si Kenia e Filipine për të cilat nuk ka të dhëna
Në prag të Botërorit të 2022 po kompletohen punimet për 7 stadiume të rinj dhe infrastruktura të tjera të mëdha si rrugë, sistemin e transportit publik, hotele, një aeroport e deri te një qytet artificial, Lusail, që do të presë 250 mijë banorë dhe që do të jetë selia e manifesrimit
Sipas dokumentave të rikuperuara nga The Guardian, 69% e këtyre vdekjebe kanë qenë për shkaqe natyrale, pamjaftueshmëri kardiake apo krizë frymëmarrje acute, një shifër kjo që te indianët shkon në 80%. Përfundime këto që ratifikohen thuajse gjithmonë pa bërë autopsi apo analiza më të detajuara.
Ndërkaq nga Katari ka ardhur reagimi duke I mohuar akuzat me autoritete që deklarojnë se numri I të vdekurve është në proporcion me dimensionin e forcës së punës së emigrantëve në vend dhe se janë numëruar edhe vdekjet e emigrantëve që jetojnë prej shumë vitesh në vend
Sfidanti.al