Ndoshta njëri prej më të favorizuarve mund të jetë trajneri i Mançester Junajtidit, Ole Gunar Solskjer. Ai po vazhdon të mbajë kontakte me Erling Halandin, duke folur “si norvegjezi, me norvegjezin”, dhe ai e pohoi diçka të tillë disa orë pasi agjenti i sulmuesit, Mino Raiola, u shpreh se Man. Junajtidi është një nga klubt që mund ta blejë kartonin e klientit të tij. “Jam në kontakt me të, – tha Solskjeri, – të shohim se çdo të ndodhë pas Dortmundit”.
Raiola foli për 4 klube anglezë, të cilët mund të paguajnë për kartonin dhe për rrogën e Halandit. Mes tyre janë padyshim edhe Mançester Siti, Liverpuli dhe Çelsi, ndërsa në Gjermani është folur për Bajernin e Mynihu (si mund të ishte ndryshe), ndërsa në Spanjë pretendimet i ka Reali (Barça nuk duket se ka financat e duhura). Gjithsesi, për në Mynih do të duhej të pritej që Robert Levandovski ta mbyllte karrierën në “Alianc Arena”, diçka që nuk duket se do të bëhet tani shpejt.
Sfidanti.al