Në Serinë B italiane, gjatë ndeshjes së fundit mes ekipeve “Virtus Entela” dhe “Viçenca”, një futbollisti, për herë të parë në historinë e futbollit, iu tregua “kartoni i gjelbër”. Ky karton, në fakt, është vendosur që të aplikohet qysh vjeshtën e vitit të kaluar, por, deri tani, ai nuk ishte treguar asnjëherë. Agjencia e lajmeve Rojter njofton se “kartoni i gjelbër” iu tregua futbollistit të “Viçencës”, Kristiano Galano, në min. e 59-të të ndeshjes, pas një goditjeje topi nga ai në drejtim të portës. Topi, në fakt, përfundoi jashtë katërkëndshit të portës, por, sidoqoftë, gjyqtari i ndeshjes akordoi një goditje këndi në favor të “Viçencës”. Por Galano i pohoi gjyqtarit se ishte ai që e kishte prekur topin i fundit dhe, kështu, gjyqtari e ndryshoi vendimin e tij, duke i treguar atij “kartonin e gjelbër”.
“Kartoni i gjelbër” u tregohet atyre lojtarëve që respektojnë rregullat “fair play” (loja e ndershme), për shembull, si në rastin e mësipërm ose kur një futbollist e nxjerr topin jashtë vijave kufizuese, kur një lojtar kundërshtar pëson traumë, ose kur e pohon vetë kryerjen e një