Juventus, rikthehet dashuria për Marcelon

Marcelo Vieira nuk po kalon momentin më të mir në sezonin aktual me brazilianin që e ka humbur vendin e titullarit te Reali I Madridit që pas ardhjes në skuadër te Mendy. Megjithatë edhe pse nuk është në formën e tij më optimal, mrojtësi I majtë vazhdon të tërrheqë vëmendjen e disa klubeve e në mënyrë të vecantë të Juventusit që edhe në të kaluarën tentoi të sjellë në Torio Marcelon për ta bashkuar sërish me Cristiano Ronaldon me portugezin që I shprehu dëshirën klubit bardhezi për  ta patur Marcelon sërish shok skuadre

Zonja e Vjetër e shfaqi  sërish interesin e saj për brazilianin pasi kërkon të përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes  ku vetëm Sandro është lojtar tipik I këtij pozicioni. Të tjerët janë lojtarë të krahut të djathtë, por që mund të luajnë në të majtë sic janë De Sciglio apo Danilo

Përpara ndërprerjes së kampionateve, ishte parashikuar një udhëtim I emisarëve të Juventusit drejt Madridit për të biseduar me përfaqësuesit e futbollistit e për të parë se cilat ishin planet e tij për të ardhmen. Ndërkaq, Marcelo ka me Realin e Madridit edhe 2 vjet kontratë dhe nëse e përfundon atë , braziliani do të shkojë në 16 sezone me Los Blancos. Nëse futbollisti ka interes, klubi do të studiojë propozimin dhe nuk do të bëhet pengesë për arritjen e një akordi për të kaluar te Juventusi për 4 sezonet e ardhshme.

Sfidanti.al