FC Barcelona, impakti në qytet dhe klubi që paguan më mirë lojtarët

Impakti I FC Barcelonës në qytetin e Barcelonës është I madh në aspektin financiar  me pak më shumë se 2 miliardë Euro në vit. Ky është përfundimi I studimit të Price Waterhouse Cooper sipas së cilës bëhet fjalë për një shifër që ka sjellë përfitime nga taksat prej 366 milionë Euros dhe që ka një impakt në GDP e qytetit prej 1.191 miliardë Euro

Për më tepër, në mënyrë direkte apo indirekte, klubi blaugrana punëson 19451 persona. Muzeu ësntë muzeu I tretë më I vizituar në Spanjë pas Prados dhe Reina Sofia. Vetëm Muzeu që është mbyllur për shkak të gjendjes së emergjencës, siguron 58 milionë Euro të ardhura cdo vit dhe shënon 1.9 milionë vizitorë.

Camp Nou Experience, kalimi në zona të ndryshme të stadiumit apo në dhomat e zhveshjes është një ndër  më të preferuarat nga turistët që vijnë në Barcelonë. Krijimi I një zone gastronomike, ‘La Rambla Barça’ lidhje me administrimin direkt të zonës gastronomike të lidhur me vizitën në ambientet blaugrana.

Për cdo ndeshje që luan në shtëpi, Barcelona siguron  6 milionë Euro  vetëm nga shitjet e biletave, me klubin që sezonin e kaluar siguroi 71.6 milionë Euro, shifër së cilës I shtohet ajo prej 22 milionë Eurosh të siguruaria nga biletat në sektorët VIP si dhe ajo prej 60.88 nga abonimet. Pa ndeshje, nuk mund të bëhen kompesimet ndaj sponsorëve. Pa ndeshje, 17 sponsorët rajonalë të Barcelonës në mbarë botën nuk do të shfaqen. Por ka edhe më shumë, sponsoret kryesorë të klubit, janë kompani që lidhen me konsumin do tëvuajnë pasojat e krizës, si cdo biznes tjetër. pa ndeshjet, Barcelona nuk do të mund të marrë 28% të shifrës së mbetur në kontratë

Për më tepër, Barcelona është klubi që paguan më mirë futbollistët e saj sipas Sports Intelligence. Ajo ndiqet nga Reali I Madridit e Juventusi, ndërkohë që dhjetëshja plotësohet nga ekipet e NBA. Nëse do të flasim vetëm për futbollin, në vendin e katërt është PSG me një mesatare prej 8.06 milionë Euro pagë, I ndjekur nga (7,88), Bayern (7,32), Manchester United (6,91), Atlético (6,35), Liverpool (6,2) y Arsenal(5.39).

Sfidanti.al