Pezullimi I sezonit futbollistik për shkak të coronavirusit ka detyruar organizmat drejtues të futbollit evropian dhe atij botëror që të gjejnë zgjidhjet më të mira për të mbyllur kompeticionet kombëtare dhe ndërkombëtare përpara fillimit të sezonit të ri. Në këtë pikë është e qartë se sezoni aktual do të shkojë përtej 30 qershorin që është data zyrtare e mbylljes së tij dhe se kampionatet mund të përfundojnë në mes të korrikut ose deri në 15 ditëshin e dytë të tij.
Përsa u përket Ligës së Kampioneve dhe Europa League, skenari është ndryshe. Sipas të përditshmes spanjolle ‘El Mundo Deportivo’, opsioni më i mundshëm është që Champions League të kthehet të luhet në muajin gusht me 4 ndeshjet e kthimit të 1/8 e finaleve dhe më pas me cerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen.
Për të arritur në këtë moment, Ligat në Evropë duhet të mbyllen gjatë muajit korrik përpara se të kalojnë stafetën tek ky Champions League ‘express’ për t’u dhënë mundësi futbollistëve të bëjnë pushimet e tyre para se të nisin fazën përgatitore që këtë vit do të ishte atipike
I gjithë ky skenar të lë të kuptosh se sezoni 2020/21 I kamponateve do të niste në muajin tetor dhe për të plotësuar kalendarin do të anulohen poushimet e zakonshme të Krishtlindjes. Ky projekt I kalendarit bazohet në idenë se kampionatet pas ndërprerjes për shkak të Covid-19 mund të rifillojnë në fund të muajit maj apo fillim të qershorit. Por gjithcka do të varet nga evoluimi I pandemisë, gjë që është e pamundur të parashikohet. Nëse përhapja do të vazhdojë përfundimi I kampionateve bëhet shumë më I vështirë, për të mos thënë I pamundur.
Sfidanti.al