Juventus, Higuain lë Torinon dhe shkon në Argjentinë te nëna e sëmurë

Gonzalo Higuain vendosi të lërë Torinon për t’u kthyer në Argjentinë për të takuar nënën te tij që nuk është mirë. Sulmuesi I Juventusit, pasi iu nënshtrua testeve mjekësore për të verifikuar gjendjen shëndetësore dhe pasi rezultoi negativ në testet me tampon për coronavirus, u largua nga J Hotel në Continassa ku ishte në izolim bashkë me familjen e tij për t’u kthyer në vendlindje.

Gonzalo Higuain bëri gjithcka në marrëveshje me klubin pasi mori dokumentat që vërtetojnë gjendjen e tij shëndetësore. Nga aeroporti I Caselle ai mori një avion privatpër në Francë, më pas shkoi në Spanjë për të mbërritur më në fund në Argjentinë

Sapo u publikua lajmi, menjëherë u shfaqën zëra të papërgjegjshme që e fajësonin Higuain për arrati apo dicka tjetër. Faktet  flasin të kundërtën, pasi Higuain e zbatoi karantinën e tij dhe me dokumentin që tregon negativitetin e tij me coronavirus, arriti akordin me drejtuesit e klubit duke marrë lejen për t’u kthyer në Argjentinë për të qëndruar pranë nënës së tij në një moment delikat

Sfidanti.al