Coronavirus, F1, shtyhen edhe garat e Spanjës, Holandës e Montecarlos

Pas shtyrjeve të garave në Bahrein, Vietnam e Kinës dhe anulimit të Cmimit të Madh të Australisë, Federata Ndërkombëtare e Automobilizimt vendosi të shtyjë edhe Cmimet e Mëdha të Spanjës, Holandës dhe Montecarlos për shkak të emergjencës coronavirus. Të treja këto gara u shtynë pas zhvillimeve të fundit për përhapjen e virusit Covid-19 në Evropë. Për momentin ende nuk është vendosur se në c’data të kalendarit do të vendosen këto gara.

Të treja garat e shtyra të Formula 1 ishin parashikuar për t’u zhvilluar në muajin maj; Cmimi I Madh I Holandës në 3 maj, ai I Spanjës në 10 maj dhe gara e Monacos në 24 maj. Vendimi I marrë, padyshim ishte shumë I vështirë për t’u marrë, por I nevojshëm për të përballuar këtë emergjencë që ka pushtuar të gjithë Kontinentin e Vjetër’.

Sfidanti.al