Inter, Barcelona e Lautaro Martinez është një histori interesi, zërash,gjysma të vërtetash. Janë tratativa që ka cdo gjë në këto orë dhe që janë të destinuara të ndezin merkaton e verës, ku loja e palëve është e rëndësishme, një lojë që zhvillohet nëpërmjet deklaratave apo mbylljeve hermetike.
Ndër to është ajo e publikuar nga e përditshmja katalanase ‘Sport’ sipas së cilës Interi këmbëngul me klauzolën prej 111 milionë Eurosh të zgjidhjes së kontratës së Lautaro Martinez duke parë se Barcelona ka shumë nevojë për një sulmues që ta vendosë përkrah Messit dhe që nuk ka ndërmend të përsfshijë futbollistë të tjerë në tratativa.
Por Barcelona e konsideron të ekzagjeruar shifrën prej 111 milionësh dhe gjithnjë sipas ‘Sport’, kjo mund të justifikojë klubin katalanas për të hedhur vështrimin nga sulmues të tjerë si Aubameyang.
Por nga Interi vijnë deklarata të tilla që të bëjnë të mendosh se zikaltrit nuk kanë ndërmend të privohen nga argjentinasi, sic është ajo e zv/presidentit Javier Zanetti gjatë një interviste të dhënë për Radio Continental. ‘Jemi të kënaqur me Lautaron dhe Lautaro me Interin-tha Zanetti-ajo që po bën me ne është fantastike dhe këtë po e tregon edhe me kombëtaren argjentinase. Ku e shoh në të ardhmen? Gjithnjë, në futbollin italian. Është xhevahiri I brezit më të fundit të futbollistëve argjentinas. Është vetëm 22 vjec dhe ka një të ardhme të ndritur përpara’.
Por pavarësisht gjithckaje, e vërteta është se ky diskutim mbetet I hapur dhe cështja Lautaro Martinez me shumë mundësi do të monopolizojë merkaton e verës, sigurisht pasi të mësohet se cfarë do të ndodhë me këtë sezon.
Sfidanti.al