Si të rrezikohet jeta e milionerëve? Anulohet Çmimi i Madh i Montekarlos!

Deri tani asgjë nuk kanë dashur ta anulojnë për fare, ndërsa disa aktivitete i kanë shtyrë për vitin tjetër. Gjithsesi, jo çdo garë sportive mund t’i mbijetojë frikës nga koronavirusi, dhe “viktima” e parë e plotë është Çmimi i Madh i Montekarlos në Formula 1. Gara në qytetin e milionerëve dhe miliarderëve u vendos, jo që të shtyhej, por që të anulohej për fare. Organizatorët kanë shtyrë garat në Australi, Bahrein, Vietnam, Kinë, Holandë dhe Spanjë, por ishin vetë drejtuesit në Principatë vendosën për t’i vënë “vijën e kuqe”.

“Pas një vlerësimi të kujdesshëm të rreziqeve nga kriza e koronavirusit në të gjithë botën, me shumë keqardhje Bordi i Drejtorëve të ACM-së morën vendimin për ta anuluar Çmimin e Madh të Montekarlos, – shkruhej në deklaratë, – është e pamundur që kjo garë të shtyhet”. Është hera e parë që nga 1954 që Botërori i Formula 1 nuk do të ketë garën në rrugët e Principatës, ndërsa deri tani janë mbajtur 78 gara të tilla që nga 1929. Mesa duket sezoni i Formula 1 nuk do të nisë para 5-7 qershorit në Azerbajxhan.

Sfidanti.al