Juventus, De Ligt është I sigurt: I kemi kualitetet për të fituar Ligën e Kampioneve

Matthijs De Ligt është gati të përballet me ndeshjen e tij të parë të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve me fanelën e Juventusit me Zonjën e Vjetër që do të përballet më Olympique të Lyonit. Në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA, qendërmbrojtësi I bardhezinjve është shfaqur I sigurt për mundësitë që ka Juventusi për të fituar Ligën e Kampioneve

‘Lyoni ka në përbërje shumë futbollistë të rinj që duan të rriten-tha De Ligt-është një skuadër e mirë dhe ne duhet të jemi gati. Aty luajnë dy shokë të mi të skuadrës përfaqësuese, Memphis Depay dhe Kenny Tete. Kam luajtur kundër tyre kur isha te Ajaxi, kështu që e njoh stadiumin dhe klubin. Memphis nuk do të jetë për një dëmtim të rëndë, por Lyon është I fortë edhe pa të’

De Ligt është I ndërgjegjshëm për faktin se Juventus synon të shkojë sa më larg sidomos në Ligën e Kampioneve

‘Nuk mund të thuhet kurrë se kush mund të fitojë Ligën e Kampioneve-vijoi De Ligt-ne do të impenjohemi në maksimum, e dimë që jemi të fortë, kemi kualitetet dhe duhet ta tregojmë në ndeshje si kjo. Është pjesa më e rëndësishme, por duhet të kesh edhe fat për të ecur përpara. Nuk e di nëse do të fitojmë Ligën e Kampioneve, por kualitetet me siguri I kemi. Të shohim’.

Sfidanti.al