Jordan Henderson, Ajax hyn në garë

Ish-mesfushori i Liverpool, Jordan Hendersoin ka bërë me dije se i ka dhënë fund aventurës në Arabinë Saudite dhe synon të rikthehet në Europë me parametra zero por ndërsa mendohej se Juventus ishte shumë pranë anglezit, në lojë është futur edhe Ajax. Te Al Itifaq, 34-vjeçari fiton 40 milionë në sezon dhe ka një kontratë deri në vitin 2026 por asnjë nga klubet europiane nuk ka ndërmend t’i paguajë një shumë të tillë e madje as gjysmën apo çerekun e saj. Për momentin, Juventus dhe Ajax nuk shkojnë më shumë se 2 milionë në sezon ndërsa ofertat nga Premier League për lojtarin që numëron 81 ndeshje me kombëtaren, mungojnë. Gjithsesi, gjatë ditëve të ardhshme, dëshira e lojtarit për t’u rikthyer në kontinentin e vjetër mund të rezultojë vendimtare dhe Ajax apo Juventus mund të sigurojnë shërbimet e mesfushorit.

sfidanti.al