Liverpool gjen mbrojtës në Amerikën e Jugut

Liverpool ka kontaktuar me klubin argjentinas Talleres, rreth mundësisë për të nënshkruar me talentin kolumbian Kevin Mantilla, ka konfirmuar presidenti i klubit. “Të Kuqtë” ende nuk kanë bërë ndonjë transferim në këtë afat kalimtar, ani pse përforcimet në fazën e mbrojtjes janë në axhendën e klubit për shkak të dëmtimeve të shumta. Deri më tani klubi ka vepruar kryesisht me transferimet e lojtarëve si Fabio Carvalho, Paul Glatzel dhe Luke Chambers, që u larguan në formë huazimi nga “Anfield”. Në një intervistë për La Voz, presidenti i Talleres, Andress Fassi, ka thënë se ka pasur diskutime me Liverpoolin për lojtarin para se të hapçej dritarja e janarit. Mantilla, një qendërmbrojtës shtatgjatë, është bërë pjesë e Talleres verën e kaluar teksa kontrata e tij skadon në dhjetor të vitit 2027. Ai ka bërë 43 paraqitje sezonin e kaluar për ekipin argjentinas duke shënuar një gol dhe vlera e tij në treg momentalisht sillet rreth 2.5 milionë euro.

sfidanti.al