Joakim Lëv, probleme me qarkullimin e gjakut, shtrohet në spital

Joakim Lëv nuk do te jëtë në pankinën e Gjermanisë në ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 kundër Bjellorusisë dhe Estonisë në 8 dhe 11 qershor. Lajmi u bë i ditur nga Federata Gjermane e Futbollit e cila theksoi se trajneri përfaqësueses gjermane u shtrua në spital për shkak të një problemi me qarkullimin e gjakut dhe për këto dy sfida në stol do të jenë asistenti i Lëv Markus Svërg dhe trajneri i portierëve Andreas Këpke.

‘Ndihem mirë, por kam nevoj që të pushoj në ditët në vijim. Jam në kontakt të vazhdueshëm me stafin teknik-tha Joakim Lëv. Sipas DFB, Lëv e shfaqi këtë problem pas një aksidenti sportiv nga e cila e pësoi arteria duke e bërë të domosdoshme shtrimin e trajnerit në spital.

‘Ajo që ka rëndësi është që Jogi të riaftësohet në ditët e ardhshme. Edhe pse do të doja ta shihja të drejtonte stërvitjen e skuadrës, është e nevojshme që ai të rikuperojë-tha Drejtori Teknik i Gjermanisë, Oliver Birof-Markus Svërg dhe Andreas Këpke e njohin skuadrën dhe konsultohen vazhdimisht me Lëv’.

sfidanti.al