Sajmon Uillson, një mbështetës i Liverpulit, është nga ata tifozë që e ndjekin skuadrën e tyre në cdo qytet ku ajo shkon për të luajtur. ‘You’ll never walk alone’ nuk është thjesht një këngë për këtë tifoz, është një formë jete
Kur Uillson fitoi një short për të ndjekur Liverpulin në finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Totenhemit në ëanda Metropolitano’ filloi të kontrollojë cmimet e biletave të avionëve dhe e kapi paniku se cmimi shkonte deri në 800 Eurom një cmim që nuk kishte ndërmend që ta paguante.
Kështu që iu drejtua Facebook dhe u kërkoi ndjekësve të tij për ta vënë në kontakt me dikë që shet makina me cmimin më të ulët të mundur. Në këtë mënyrë Uilson gjeti një makinë të tipit Skoda Favorit GLXI për 45 Euro, një makinë që ishte në gjendje të keqe, në njoftimin për të cilën lexohej: ‘Funksionon, bleje dhe do të shqetësohesh më vonë për defektet e saj’.
Uillson dhe një mik i tij arritën të kalonin Kanalin e La Manshit, por makina u prish rrugës dhe kështu që ata e vijuan udhëtimin e tyre me tren.
sfidanti.al