5 futbollistët që Fenomeni Ronaldo preferon të shohë? është Mesi, por jo Kristiano

Kristiano Ronaldo mund të jetë një prej dy yjeve të futbollit botëror, por për legjendën braziliane Fenomenin Ronaldo, janë të tjerë lojtarë që ia vlen t’i shohësh para tij. tashmë 42 vjecar, Ronaldo që e njeh shumë mirë rolin e sulmuesit dhe sipas tij ka disa lojtarë të tjerë që bëjnë më shumë se ai i Juventusit

Kapiteni i Portugalisë, Ronaldo, 34 vjec, e ka përshtatur stilin e lojës së tij me kalimin e vitit duke kaluar nga vrapimi i shpejte në një rol që e afron akoma më shumë me portën kundërshtare për t’u fokusuar te shënimi i golave. Edhe pse statistikat e Ronaldos janë për t’u admiruar, gjithsesi ai nuk është në listëne 5 futbollistëve që ia vlen për t’u parë të Fenomenit brazilian.

Ronaldo, kampion bote me Brazilin deklaroi se Messi është lojtari që ai preferon më shumë të shohë në fushën e lojës, ndërkohë që nuk i kurseu elozhet as për sulmuesin 20 vjecar të Paris Sën Zhermenit dhe përfaqësueses franceze, Kilian Mbappe që për shpejtësinë dhe mënyrën e shënimit të golave krahasohet pikërisht me Fenomenin.

‘Mbape është shumë i shpejtë dhe i mbyll mirë aksionet, ka lëvizje shumë të mira dhe gjuan shumë mirë me të dyja këmbët-tha Ronaldo-kemi gjëra të përbashkëta, por nuk më pëlqen të bëj krahasime sidomos mes lojtarëve të brezave të ndryshëm, pasi edhe situatat janë të ndryshme’

sfidanti.al