Nuk është vetëm Lionel Messi ai që ka thyer ligjet spanjolle përsa u përket deklarimit të të ardhurave. Nën shënjestrën e Organeve Fiskale të vendit iberik është vënë edhe Cristiano Ronaldo. Sipas të përditshmes AS, ylli i Realit të Madridit nuk ka derdhur në arkat e Agjencise të të Ardhurave 15 milionë Euro të përfituara nga të drejtat e imazhit për periudhën 2011-2014 e që i kishte transferuar në Ishujt Virgin. Hetimet u kryen nga prokuroria e Krimit Ekonomik dha tashmë pritet të vendoset nëse do të ketë procedim penal apo administrativ për Ronaldon, vendim që pritet ta marrë Gjykata. Nëse do të konfirmohet krimi fiskal, atëherë për Ronaldon parashikohet një dënim prej 4 muaj burg për çdo vit kur është verifikuar evazioni fiskal.
sfidanti.al