Eksperienca e Andres Iniestes ne ligen japoneze nuk nisi ne menyren me te mire te mundshme. Skuadra e tij Vissel Kobe u mund 3-0, megjithate ish kapiteni i Barcelones kishte arsye per te buzeqeshur.
Ne fakt Iniesta u aktivizua ne minuten e 58 duke mbajtur fanelen e tij me nr.8; nje event i jashtezakonshem ne Japoni. Ne fakt sipas rregullores ne futbollin japonez, nuk lejohet qe te nderrohet numri i nje fanele ne mes te sezonit, por per Don Andres Iniesten u be nje perjashtim me Hirotaka Miten qe ia dha numrin e tij spanjollit.
Nje tjeter spanjoll qe mund te perfitoje nga modifikimi i ketij rregulli eshte edhe Fernando Torres i cili eshte pjese e skuadres Sagan Tosu. Torres do te mbaje fanelen me numrin 9 duke ‘ia rrembyer’ ate kolegut te tij Ço Dong Gun.
Sfidanti.al