Turi i Frances nuk ka paqe, fermeret protestojne, policia perdor gaz lotsjelles

Nuk ka paqe per Turin e Frances. Gjate etapes se 16, Karkason-Banjer de Lyshon, grupi i çiklisteve pjesemarres eshte ndalur ne kilometrin e 28 per shkak te nje proteste te fermereve te cilet kishin bllokuar rrugen me traktore dhe mjete te tjera.

Per te shperndare manifestuesit, policia perdori gaz lotsjelles dhe spray me piper. Efektet u ndjene edhe te ciklistet te cilet lane fytyren perpara se te rinisnin garimin. Organizatoret neutralizuan 3 km te etapes dhe ciklistet u shoqeruan nga xhandarmeria.

Sfidanti.al