Ndeshja me Suedinë duket se do të jetë e fundit me fanelën e kombëtares italiane edhe për Xhorxho Kielinin. Është vetë qendërmbrojtësi i Juventusit që ka pranuar se ekziston mundësia që ai t’i bashkohet Bufonit, De Rosit dhe Barxalit përsa i përket dhënies së lamtumirës Të Kaltërve’,
‘e kisha menduar që të tërhiqesha nga Kombëtarja pas Botërorit të rusisë-deklaroi Kielini per ‘Corriere Della Sera’-tani do të bëj vlerësimet e mia me më pak emocione. Në San Siro përshëndeta shokët e mi të skuadrës pasi nuk e dija nëse do të kisha rast tjetër për të luajtur me Kombëtaren. Shpresojmë që ne ‘te vjetërit’ t’u kemi lënë dicka të rinjve që do t’i ndihmojë’
sfidanti.al