Qeveria italiane i ka kërkuar zyrtarisht qeverisë së Brazilit që të ekzekutojë dënimin me 9 vjet burg për Robinjon. Ish-sulmuesi i kombëtares braziliane, Realit të Madridit dhe Milanit u akuzua dhe u dënua nga drejtësia italiane për përdhunimin e një vajze shqiptare në Milano. Ai u gjykua në mungesë dhe që nga ajo kohë nuk është larguar nga Brazili. Autoritet italiane kishin kërkuar ekstradimin e tij, por ishin ndeshur me refuzimin e Brazilit, pasi kushtetuta këtij vendi nuk lejon ekstradimin e shtetasve të tij. Për këtë arsye, ministri italian i drejtësisë ka kërkuar që në datën 24 janar, ekzekutimin e dënimit në Brazil për ish-futbollistn. E njëjta kërkesë edhe për shokun e tij, Rikardo Falko edhe ky i dënuar për të njëjtën çështje.
Sfidanti.al