Vendimi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të përjashtuar përjetë Vitaly Mutko nga Lojëart Olimpike e detyroi këtë të fundit që të japë dorëheqjen nga drejtimi i Federatës ruse të futbollit të paktën për 6 muaj. Në një konferencë për shtyp Mutko bëri të gjitur se gjatë kësaj periudhe që ai nuk do të jetë në detyrë, rolin e presidentit të këtij institucioni do ta marrë Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Alajev
Mutko u ndëshkua nga IOC për shkak të skandalit të dopingut ku u përfshinë një numër i madh sportistësh rusë në Lojërat e Sochit 2014,periudhë kur Mutko ishte edhe Ministër i Sporteve. Të gjitha institucionet e specializuara në këtë aspekt deklaruan se i gjithë ky skandal kishte edhe sponsorizimin e autoritetëve shtetërore ruse. Vendimin për ndëshkimin e IOC, Mutko vendosi që ta apelojë në Gjykatën e arbitrazhit sportiv.
Ndërkaq, Mutko bëri të ditur se është gati që të lërë edhe detyerën e presidentit të Komitetiit Organizativ të Kupës së Botës, por në këtë pikë, vendimi përfundimtar i takon presidentit Vladimir Putin.
Sfidanti.al