Inzaghi lë Interin për Al Hilal?

Sa vijnë e shtohen zërat për largimin e Inzaghit nga pankina e Interit. Sipas medias arabe “SSC”, trajneri i ka thënë “po” Al Hilalit. Në bazë të asaj që shkruhet, gjithçka do të zyrtarizohet pas finales së UEFA Champions League ndaj PSG, takim ky i programuar me 31 maj. Paga neto prej 25 milionë euro dhe kontata 2-vjeçare kanë bindur teknikun që të largohet nga Milano, për një përvojë të re. Presidenti i Al-Hilal madje është takuar fshehurazi me Inzaghin në një hotel milanez, çka ka shtuar edhe më shumë thashethemet. Këto lajme vijnë pikërisht atëherë kur nuk duhej për Interin, në një periudhë ku përpara është sfida më e rëndësishme e sezonit, ajo ndaj PSG.

sfidanti.al