Nëse dështon tentativa për Pjanic, Barcelona do të hidhet në sulm për Fabian Ruiz. Lajmi bëhet i ditur nga ‘El Mundo Deportivo’ sipas së cilës mesfushori spanjoll nuk do të rinovojë kontratën me Napolin që skadon në vitin 2023 dhe tani për të në garë janë si Barcelona ashtu edhe Reali i Madridit.
Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, nëse futbollisti nuk do të pranojë ofertën e Napolit për rinovim, atëherë presidenti De Laurentiis do të shesë kartonin e futbollistit për 60 milionë Euro, një shifër që sipas të përditshmes tjetër ‘El Mundo’, Barcelona nuk ka ndërmend ta paguajë.
Sfidanti.al