Federico Dimarco e Marko Arnautovic nuk do të luajnë ndaj Manchester City. Konfirmimi vjen nga Appiano Gentile, mesditën e së martës. Mbrojtësi i krahut të majtë nuk u stërvit me skuadrën në fushë por qëndroi pushim për shkak të lodhjes së shkaktuar në ndeshjen ndaj Monzës, ndërsa sulmuesi u zgjua me temperaturë dhe nuk mori pjesë në seancë. Të dy futbollistët nuk do të nisen me Interin për në Angli. Ndërkohë që pjesa tjetër e grupit të futbollistëve të trajnerit Inzaghi është e plotë. Një atmosferë e qetë, e relaksuar, veçanërisht gjatë pjesës së parë të stërvitjes, e cila ishte edhe e hapur për publikun dhe për shtypin. Trajneri Inzaghi dhe Interi i tij do ta nisë aventurën në Champion Ligë pikërisht me sfidën ndaj Mancester Sitit. Një ndeshje sa e bukur, interesante, luftarake por edhe shumë e vështirë.