Baggio i dëshpëruar për humbjen e mikut të tij Totò Schillaci

Një përqafim që përçon shumë më tepër nga sa mund të shihej në fushë, por mbi të gjitha ai gisht i drejtuar drejt qiellit, drejt atij ylli që nga sot do të shkëlqejë në qiellin blu pasi ka bërë një brez të tërë të dashurohet brenda fushave të lojës. Kështu ka dashur të kujtojë Roberto Baggio Salvatore “Totò” Schillaci, i cili u nda nga jeta mëngjesin e së mërkurës së 18 shtatorit në Palermo në moshën 59-vjeçare. “Bishtaleci hyjnor” ndau me sulmuesin sicilian jo vetëm përvojën me Italinë gjatë Botërorit 1990, por edhe dy vite te Juventus, kur Baggio mbërriti bardhezi. “Përshëndetje miku im i dashur, edhe këtë herë deshe të më befasosh. Netët magjike të ITALIA 90 të kaluara së bashku do të mbeten të ngulitura në zemrën time përgjithmonë. Vëllezër të Italisë përgjithmonë përgjithmonë”, ka shkruar Baggio në profilin e tij në Instagram, shoqëruar me një foto të festës kundër Çekosllovakisë.

sfidanti.al