Inter, Vidal u dëmtua, Barella s’stervitet dhe Sensi ende jo në formë, Contes i mbetet…Eriksen

Ajo e së mërkurës me Shakhtarin, vendimtare për fatin e Interit në Ligën e Kampioneve, mund të jetë ndeshja e Christian Eriksen. Fati mund të jetë vërtetë i paparashikuesueshëm ose argëtohet dhe vendos të japë shanse të papritura për protagonistët që priten më pak. Kjo mund të thuhet për Eriksen dhe Interin.

Kjo sepse me Vidal që ka pësuar dëmtim në kofshën e djathtë dhe Brellën që këtë të martë kreu vetëm terapi për ndrydhjen në kavilje, ndaj Shakhtarit, Contes mund t’i duhet të besojë pikërisht mesfushorit danez i cili është lënë jashtë skuadre në javët e fundit tek Interi.

Nëse Vidal nuk do të jetë, për Barellën stafi mjekësor i Interit po punon që të paktën ai të jetë gati për në pankinë në sfidën me ukrainasit. Po kështu edhe Nainggolan nuk është, kështu që në dispozicion të Contes mbeten vetëm 4 mesfushorë për 3 vende; 2 vende i janë rezervuar Brozovic dhe Gagliardinit, ndërsa për vendin tjetër janë në balotazh Eriksen e Sensi. Por për këtë të fundit, problemi është se nuk është në formën më optimale. Ja përse për Eriksen rriten në mënyrë të papritur shanset për të qenë titullar.

Sfidanti.al