Inter është në pritje të Arturo Vidal, por ndërkohë ka nisur rinovimet me lojtarët gjë që e tregon zgjatja e kontratës me portierin Samir Handanovic deri në 2022. Në të njëjtën kohë, zikaltrit kanë nisur punën për rinovimin e kontratës edhe të Lautaro Martinez.
Skuadra milaneze e refuzoi edhe tentativën e fundit të Barcelonës për blerjen e kartonit të sulmuesit argjentinas dhe tani drejtuesit e saj po përgatiten tëp resin agjentët e Lautaros për të vendosur bazat e rinovimit të kontratës deri në vitin 2025.
Në këtë moment, Lautaro përfiton rreth 3 milionë Euro në sezon duke përfshirë edhe bonuset, por plani i Suning është të të rrisë atë në 6 milionë Euro plus bonuset për 5 sezone duke eliminuar klauzolën e zgjidhjes së kontratës, e mëparshmja ishte 111 milionë Euro. Bazat për akordin janë hedhur prej kohësh, nuk do të jetë një tratativë e menjëhershme, por të dyja palët janë optimiste për një mbyllje me sukses të saj.
Sfidanti.al