Të gjithë flasin për Barçën, por Realit i mungojnë 50 milionë euro!

Në të vërtetë, kanë nisur të lëvizin dhe i kanë siguruar shumicën e parave. Drejtuesit e Madridit po bëjnë punë shumë të mirë në këtë verë të vështirë të koronavirusit duke arkëtuar 100 milionë euro pas transferimeve të Hames Rodrigezit, Ashrafit, Oskarit e Havi Sançezit, si dhe “sistemimit” të Vajehos, Sebajosit, Reinierit, Brahimit e Kubos. Duhen edhe 50 milionë euro që të realizohet plani për të bërë të mundur balancimin e llogarive, dhe pse jo edhe ndonjë përforcim. Presidenti Perez dhe trajneri Zidan mendojnë se duhet të largohen Bejl, Mariano, Majoral dhe Regilon, ndonëse nuk dihet se çfarë do të ndodhë me uellsianin, i cili i vetëm mund të sjellë 70 milionë euro. Reali ka edhe 29 ditë kohë, por ndërsa të gjithë po flasin për Barcelonën e për Mesin, probleme ka edhe Madridi.

Sfidanti.al