Inter; me Lukakun e Lautaro Martinez I nis ndeshjet 1-0

Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez janë garancia e golit për Interin. Dy sulmuesit u bënë protagonistët e skuadrës zikaltër në ndeshjen e luajtur të martën në mbrëmje në sfidën me Breshian e fituar me vështirësi 2-1 teksa shënuan të dy golat për skuadrën e tyre. Tashmë duke marrë parasysh edhe dëmtimet e Sancez e Politanos, këta dy lojtarë do t’I shohim të luajnë bashkë më shpesh dhe nga kjo Interi vetëm sa mund të përfitojë pasi do të thotë se zikaltrit praktikisht do të nisin ndeshjet 1-0

Lukaku dhe Lautaro Martinez kanë shënuar së bashku 14 gola, nga 7 secili. Argjentinasi ka mundur të shënojë 2 gola edhe në Champions, ndërkohë që vbelgu duket se ka marrë më shumë seriozisht kampionatin italian. Ata kanë qenë bashkë në të njëjtën kohë në fushën e lojës në 3 ndeshje; atë me Breshian, Kaljarin dhe Sasuolon, por ajo që ka më shumë rëndësi është se kur dy sulmuesit aktivizohen së bashku në fushën e lojës Interi shënon të paktën 1 gol, është sikur të nisë ndeshjen me avantazhin 1-0

Interi I ri I Kontes duket se është më skuadër  në krahasim me të kaluarën kur bomberi I vetëm ishte Ikardi dhe kjo reflektohet edhe tek statistikat. Nuk ndodhte që nga sezoni 2012/13 që zikaltrit të kishin në fushën e lojës 2 sulmues me të paktën 5 gola të shënuar në 10 ndeshjet e para të kampionatit italian. Në atë kohë dyshja sulmuese formohetj nga Diego Milito dhe Antonio Kasano, ndërsa trajner ishte Stramacioni. Tani gjithcka ka ndryshuar dhe pikat kyce janë Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku.

Sfidanti.al