Milanin e blen Louis Vuitton? Kreu I kompanisë së famshme e përgënjeshtron

‘Nuk kemi asnjë interes për Milanin-ky është përgënjeshtrimi I bërë nga një zëdhënës I Louis Vuitton për portatlin Sportmediaset ndaj lajmit që u publikua nga e përditshmja italiane ‘Il Giorno’ që fliste për interesin e kompanisë së njohur të modës dhe pronarit të saj Bernard Arno’. Zërat në lidhje me këtë interes të LVMH u shtuan shumë javët e fundit madje u përmendën shifra(1.2 miliardë Euro) dhe emra përsa I përket fushës së lojës (Masimiliano Alegri), por tani erdhi përgënjeshtrimi madje në mënyrë kategorike

Në artikullin e publikuar te e përditshmja ‘Il Giorno’ theksohej se Arno’ e dëshironte të bënte këtë blerje brenda verës së vitit 2020 dhe për këtë arsye iu drejtua Bankës londineze të investimeve Lazard

Louis Vuitton e kishte përgënjeshtruar edhe më parë lajmin e publikuar disa javë më parë në median angleze për interesin e shfaqur për blerjen e Milanit, megjithatë zërat për këtë histori u shtuan dhe theksuan se Arno’ e donte Milanin për të zbarkuar në Milano duke qenë se kanë dalë dinamika të reja në ekonominë evropiane

Ndërkaq, Eliot, aksioneri kryesor I kuqezinjve, në më pak se 2 vjet ka investuar rreth 700 milionë Euro te Milani dhe për këtë arsye në muajt e kaluar refuzoi një ofertë prej 600 milionësh të bëtë nga Daniel kretinski, pronari I klubit të Spartës së Pragës. Pol Singer, kreu I fondit amerikan kërkon që të rilancojë sa më shpejt skuadrën përpara se ta shesë dhe në këtë aspekt, merr shumë vlerë projekti I stadiumit të ti. Eliot kërkon të përshpejtojë hapat në këtë cështje I ndërgjegjshëm se me një stadium të ri e modern bëhet më e lehtë shitja e klubit në kushte më avantazhueshme. Por përgënjeshtrimi I radhës I LVMH largon përfundimisht nga fusha një prej blerësve të mundshëm të klubit.

Sfidanti.al