Pas Handanovic dhe D’Ambrosios, Inter nëpërmjet një komunikakte për shtyp bëri të ditur se edhe Stefan De Vrij e Matias Vecino kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 pas testeve të kryera ditën e mërkurë.
Të dy futbollistët kanë hyrë menjëherë në karantinë në banesat e tyre ndërsa ATS e Milanos, pasi u informua për rastet e reja me Covid vendosi pezullimin e menjëhershëm të cdo lloj aktiviteti të skuadrës zikaltër për 4 ditë si dhe ndaloi zhvillimin e ndeshjes mes Interit e Sassuolos e programuar për t’u zhvilluar në mbrëmjen e së shtunës. Po kështu ATS e Milanos ndaloi edhe grumbullimin e futbollistëve të Interit me kombëtaret e tyre respektive.
Ditën e hënë, përpara rifillimit të aktiviteteve, skuadra e Interit do të kryejë një raund të tretë testesh molekulare. Ndërkaq, përsa u përket drejtuesve të Interit, Ausilio tashmë është negativ, ndërsa Beppe Marotta vazhdon të jetë I prekur nga Covid, por gjendja e tij është duke u përmirësuar.
Sfidanti.al