Ashtu sic ndodh në historitë më të mira të merkatos së transferimeve, Bepe Marota dhe Piero Auzilio bëjnë të ditur një gjë dhe vënë në veprim një plan tjetër. Në ditët e kaluara njerëzit e merkatos së Interit mohuan domosdoshmërinë e diskutimit të kontratës së Lautaro Martinez duke parë zërat që po flisnin për një ofensivë të Barcelonës për të, por në të vërtetë drejtuesi e klubit zikaltër folën me agjentët e futbollistit për zgjatjen e kontratës me argjentinasin deri në vitin 2025 me pagë të dyfishuar dhe me heqjen e klauzokës së zgjidhjes së saj
Beto Jake dhe Rolando Zarate, që janë agjentët e Martinez për një javë do të bisedojnë me drejtuesit e Interit për rinovimin e kontratës pasi mendohet që tratativat të jenë të gjata,por palët duan të arrijnë në një akord. Barcelona dhe Messi e thërrasin sulmuesin, por Martinez gjithnjë ka deklaruar se është I lumtur te Interi
Paga e futbollistit do të dyfishohet dhe do të kapë nivelin e 3.5 milionë Eurove, ndërkohë që kontrata do të skadojë në 2025, 2 vjet më vonë se ajo aktuale. Përsa I përket klauzolës, ajo për momentin është 111 milionë Euro, por objektivi I Interit është që ta heqë atë, por ekziston edhe mundësia e dyfishimit të tij duke kaluar kufirin e 200 milionë Eurove.
Sfidanti.al