Antonio Konte kërkon Romelu Lukakun për të përforcuar sulmin e Interit dhe ky nuk përbën një mister. Një lloj konfirmimi vjen nga vetë sulmuesi belg në një intervistë të dhënë për ‘Sportmediaset’.
‘Është dicka e mirë që Konte shkoi te Interi, për mua është trajneri më i mirë në botë-tha Lukaku-përsa i përket të ardhmes sime e kam marrë vendimin tim që ende nuk mund ta bëj të ditur publikisht në shenjë respekti për Mancester Junajtid me të cilin e kam një kontratë’.
Por sulmuesi belg shkoi edhe më tej duke i dhënë të tjera sinjale Interit.
‘Jam një admirues i Serisë A dhe ata që janë pranë meje e dinë se gjithnjë kam dashur të luaj në kampionatin anglez dhe atë italian-vijoi Lukaku-e dua Italinë. Pastaj aty ka shkuar edhe Kristiano Ronaldo, Sarri do të kalojë te Juventus,t te Napoli është Anceloti; do të jetë një Serie A interesante. Klubi dhe agjenti im do të flasin, por unë e kam marrë vendimin tim’
Lukaku që ishte vënë edhe në shënjestrën e Napolit, vlerësohet 70 milionë Euro nga Djajtë e Kuq, shifër të cilën Inter kërkon da reduktojë disi duke përfshirë në tratativa ndoshta kartonin e Perishic. Përsa i përket pagës së futbollistit, Lukaku mund të përfitojë 8 milionë Euro në sezon shifër së cilës mund t’i shtohen edhe bonuse të tjera, edhe pse gjithcka në këtë pikë është e varur nga një largim i mundshëm i Mauro Ikardit.
sfidanti.al