Roma, Fiorentina në Kupën e Italisë dhe Juventusi, janë skuadrat me të cilat do të përballet Interi në një javë që mund të rezultojë vendimtare për ta dhe trajneri Conte nuk e minimizon aspak rëndësinë e tyre. Roma është pengesa e parë e zikaltërve me teknikun e Interit që e konsideroi skuadrën verdhekuqe si një prej fituesve të mundshme të titullit në Serie A.
‘Është e rëndësishme, pavarësisht periudhës-tha Conte-kemi 2 ndeshje me 2 skuadra shumë të forta, ka shumë stimul. Duam të masim ambiciet tona me fakte dhe jo fjakë. Roma është një skuadër që po bën shumë mirë dhe është një nga skuadrat që janë në lojë për titullin apo zonën champions
Përsa i përket merkatos së transferimeve Conte konfirmoi se nuk do të ketë lëvizje nga ana e Interit as në blerje e as në shitje futbollistësh.
sfidanti.al