Ka shpërthyer ‘lufta’ mes Interit dhe agjentit të Christian Eriksen, Martin Schoots. Ky i fundit i është drejtuar Kolegjit të Garancisë së Sportit për të denoncuar klubin zikaltër. Vetë Komiteti Olimpik Italian e ka bërë të ditur këtë lajm, por pa bërë të ditur motivet e këtij denoncimi. megjithatë duket se në qendër të këtij konflikti është aspekti ekonomik që ka të bëjë me komisionet që Interi nuk ia ka akorduar ende agjentit të mesfushorit danez.
Me fjalë të tjera Interit tani duhet të përballet jo vetëm me aspektin sportiv dhe Eriksen që është lënë përfundimisht jashtë projektit të Interit, por edhe me pagesën e agjentit të tij.
sfidanti.al