Inter bie në Xhenova ndaj Sampdorias; Candreva e Keita, një shaka prej ish-ësh

Inter bie në shtëpinë e Sampdorias duke humbur 2-1 dhe duke dështuar në tentativën për të parakaluar Milanin në krye të klasifikimit. Që kjo ishte një ditë tersi për interin kjo u kuptua që në minutën e 11 kur Sanchez humbi një 11 metërsh, ndërkohë që Young u ndal nga tramversa. Më pas i erdhi radha dy ish futbollistëve të Interit që të ndëshkojnë ish skuadrën e tyre. Candreva me penallti në minutën e 23 dhe Keita Balde në të 38 mposhtën Handanovic. Pas pushimit të ndeshjes Interi rihapi llogaritë e sfidës me golin e De Vrij, por pa mundur që të evitojë disfatën.

Romës i mjaftoi një pjesë e parë perfektë për të fituar lehtë me Crotonen në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 1-3. Borja Mayoral me dygolëshin e tij dhe Mkhytarian me penallti ishin autorët e të 3 golave për Romën. Në pjesën e dytë verdhekuqtë thjesht administruan ndeshjen dhe u goditën vetëm 1 here nga Golemic që shënoi golin e vetëm për Crotonen.

Lazio mundi Fiorentinën 2-1 në ndeshjen e saj të javës së 16 duke u rikthyer në këtë mënyrë te suksesi në kampionat. Bardhekaltrit e zhbllokuan shumë shpejt rezultatin që në minutën e 6 me Caicedon. Më pas skuadra e Inzaghit e vuajti disi lojën agresive të Fiorentinës edhe pse jo shumë e rrezikshme. Kur kishin mbetur 15 minuta nga fundi i sfidës, I zakonshmi Immobile mbylli llogaritë e sfidës duke shënuar golin e dytë, ndërkohë që Fiorentina në minutën e 90 vetëm sa  shkurtoi diferencën me Vlahovic

Sfidanti.al