Inter-Barcelona; 10 milionë Euro i ndajnë për Ivan Rakitic

Ivan Rakitic mund të ketë të ardhmen e tij te Interi. Klubi zikaltër duket se e ka marrë seriozisht cështjen e blerjes së kartonit të mesfushorit kroat dhe sipas të përditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’, drejtuesit e Interit kanë zhvilluar një takim sekret me ata të Barcelonës për të diskutuar këtë cështje.

Gjithnjë sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’, Interi ofroi 35 milionë Euro për blerjen e Rakitic, por Barcelona kërkon të paktën 45 milionë Euro. Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia e arritjes së një akordi mes palëve për një shifër të ndërmjetme sigurisht duke shtuar edhe disa bonuse të tjera.

Përsa i përket Rakitic, kontrata e të cilit me Barcelonën skadon në 2021, Interi po përgatitet t’i ofrojë një kontratë 3 vjecare deri në vitin 2022. Rakitic, që përfiton 5.5 milionë Euro neto në sezon, është shprehur disa herë që dëshiron qëndrimin te kampionët e Spanjës, por nuk e përjashtoi largimin e tij prej tyre nëse klubi nuk i përmirëson kushtet e kontratës, dicka që duket se në këtë moment nuk është në planet e Barcelonës.

sfidanti.al