Tifozët e Arsenalit do ta marrin inat Dejvid Simënin për Vengerin

Do të donin që fjalët e tij të shkonin në vesh të shurdhër, ose të mos dëgjoheshin fare. Tifozët e Arsenalit me siguri duhet të jenë të shqetësuar pas sugjerimit që ish-portieri i tyre, Dejvid Simën (David Seaman) pati për ish-trajnerin e tyre, Arsen Venger. Këshilla nuk ishte as më shumë dhe as më pak, sesa jo për t’u ulur në stolin e rivalit më të hidhur të “topçinjve”, Çelsit

“Unë e di se Arseni ka thënë se nuk do të kthehet si trajner në Angli, për shkak të dashurisë që ka për Arsenalin, sepse nuk dëshiron të jetë kundër ish-skuadrës së tij, – tha ish-portieri i Anglisë, – gjithsesi, mendoj se koha shëron gjithçka, dhe se ai mund të bindet për t’u kthyer dhe për t’u treguar disa njerëzve se e kishin gabim. Ka mundësi që të ketë një vend bosh tek Çelsi”. Për momentin, Çelsi ka trajner Sarrin, por me italianin ka humbur 3 nga 5 ndeshjet e fundit, me golaverazhin 7-13.

Sfidanti.al