Andres Iniesta nis nje jete te re ne Japoni. Ish kapiteni i Barcelones eshte pjese e skuadres se Vissel Kobe ku eshte edhe sulmuesi gjerman Lukas Podolski. 34 vjeçari firmosi nje kontrate 3 vjeçare me Visel Koben qe ka pronar Hiroshi Mikitanin qe eshte njekohesisht edhe presidenti i grupit Rakuten, sponsori kryesor i Barcelones.
Iniesta e beri prezantimin me skuadren e tij te re dhe do te mbaje fanelen me numrin 8.
‘Kam marre shume oferta por u binda nga projekti i kesaj skuadre, ishte shume interesant-tha Iniesta-Japonia eshte nje vend i madh dhe mua me pelqen gjithçka per te. Gjeja me e rendesishme eshte qe duhet te pershtatem me kulturen. E respektoj futbollin japonez. E kam pare kombetaren dhe luan futboll te nivelit te larte. Shpresoj qe te ndihmoj skuadren me stilin tim te lojes. Mezi pres qe te nis aventuren time te re.
Sfidanti.al